Basha: Zgjedhje të lira vetëm pa Ramën dhe pas zbatimit të “Dekriminalizimit”

478
Sigal





Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama është
votimit dhe numërimit elektronik pasi nuk përballet dot me qytetarët për shkak
të premtimeve të pa mbajtura. Gjatë një takimi me strukturat e partisë në
Korçë, Basha theksoi se Rama shpreson të deformojë vullnetin e zgjedhësve.


Basha: Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë
bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe
krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme. Këtë tashmë s’ua thonë vetëm
demokratët, s’ua thonë vetëm shqiptarët por ua thotë e gjithë bota.

Portali më i madh amerikan, gazeta e
Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me
qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të
dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme
së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me
Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.


Gjatë këtij takimi, një i ri që sipas demokratëve ishte socialist,
është anëtarësuar tek Partia Demokratike. Kleanth Caushi  shpjegoi arsyen
se pse ishte shkëputur nga PS-ja.

Kleanth Caushi: Ka shumë të rinj të FRESSH dhe të PS që janë shumë
të zhgënjyer me këtë qeveri dhe nëse ju më pranoni në familjen tuaj do të isha
shumë mirënjohës.


Basha: Besoj se flas në emër të gjithsecilit prej jush kur them mirë se vjen
në PD. Të falënderoj për kurajën, të përgëzoj për qartësinë dhe për
vendosmërinë me të cilën shprehe vendimin tënd për t’iu bashkuar PD.

Kjo është zgjedhje e natyrshme e
qytetarisë. Qytetaria pavarësisht bindjeve politike nuk mund ta pranojë krimin,
nuk mund të pranojë drogën, nuk mund të pranojë drogimin e shqiptarëve,
drogimin e fëmijëve të tyre si një alternativë me symbyllur, nuk mund të
pranojë helmet, nuk mund të pranojë turpet, nuk mund të pranojë varfërinë dhe
mashtrimin kokulur.