Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë. Iku koha e monizmit

481
Kreu i PD, Lulzim Basha ka përsëritur se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Deklaratat e tij u bënë pas një takimi me ish-liderin e PD Sali Berisha të cilin e takoi pas takimit që pati me Presidentin Bujar Nishani. 

Pyetje: Mos ka një përpjekje për ta ndryshuar kodin zgjedhor pa opozitën?
Basha: Ato i bëjnë analistët, qëndrimet tona i keni, është qëndrimi i djeshëm i opozitës, e keni të plotë, i djeshmi është dhe i sotmi dhe i nesërmi

Pyetje: Nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme zoti Basha, ka sinjale nga opozita që mund të digjen të gjitha raundet ?
Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të patur më në Shqipëri, as sot, as këtë vit as pas 10 vitesh as pas 100 vitesh. Gjenerate e re e shqiptarëve nuk do të pranojë rivendosjen e monizmit as në Kavajë as në gjithë Shqipërinë.

Pyetje: Do ti bllokoni zgjedhjet?
Basha: Nuk do të ketë proces votimi monist në kryeqytetin e demokracisë që rrëzoi monizmin nuk do rivendoset monizmi i diktuar nga krimi dhe prej andej në gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të çlirohet njëherë e mirë nga krimi. Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.
Sigal