Basha zbardh kompanitë dhe emrat e pronarëve që do t’u sekuestrohet pasuria për koncesionet korruptive

625
Sigal

Lulëzim Basha: Ja koncesionet që do sekuestrojmë dhe emrat e pronarëve

PD prezanton masat antimafia: 2,18 miliardë euro, fatura totale e abuzimit qeveritar

Dje opozita mbaroi shtegtimet nëpër qytete dhe u ndal në Tiranë, ku prezantoi amendimin e ligjit antimafia, i cili parashikon mekanizma ligjorë dhe institucionalë për evidentimin, verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të personave dhe zyrtarëve publikë, nga më i thjeshti e deri tek kryeministri, të cilët kanë lidhur kontrata, tenderë dhe koncesione korruptive. “Thelbi i propozimit tonë është që përmes ligjit dhe institucioneve të shtetit të së drejtës të garantojmë që gjithçka që i është marrë shqiptarëve, buxhetit të shtetit, pasuritë publike. T’iu merren atyre që i kanë përfituar me pa të drejtë dhe t’u kthehen qytetarëve. Njësoj si në krimin e organizuar do t’ju takojë atyre që janë bërë palë me këto afera korruptive të provojnë pafajësinë e tyre. E së dyti, pasuritë e përfituara në këtë mënyrë t’i nënshtrohen verifikimit e sekuestrimit”, deklaroi Basha.

Ja cilët koncesione do të sekuestrojë PD-ja në qeverinë e saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpalosur një platformë, e cila sipas tij, do të çlirojë ekonominë e kapur nga korrupsioni dhe oligarkia. Basha tha se oligarkët janë klientë të qeverisë dhe janë bashkëpërgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë. Oligarkët janë klientë të qeverisë, që shkatërrojnë konkurrencën, tregun dhe janë bashkëpërgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë shqiptare. I kemi denoncuar këto afera, një për një dhe do të vazhdojmë t’i denoncojmë. Do të prezantojmë përpara jush platformën anti mafia për çlirimin e ekonomisë. Reforma e parë e qeverisë së PD-së në luftën kundër korrupsionit, sipas premtimit të djeshëm të kryetarit të PD-së, do të jetë sekuestrimi i pasurive të këtyre koncensionarëve. Kryetari i PD-së, shpalosi idetë e saj për “Çlirimin e ekonomisë nga oligarkët” PD ka hartuar edhe një listë se kë cilëson ajo si biznesmenët më të mëdhenj që kanë përfituar para publike nga Rama, duke i kushtuar xhepave të shqiptarëve plot 2,2 miliardë euro. Ata sipas PD janë:

Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);

Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot-Morinë;

Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar

Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);

Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Thumanë-Vorë (225 milionë euro);

Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;

Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve matës të karburanteve gazit të lëngshëm

Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier-Ballsh-Vlorë

Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;

Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);

Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);

Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorik (104 milionë euro);

 

Florian Mima: 2,18 miliardë euro, fatura totale e abuzimit qeveritar

Florian Mima, ish-ministri i Financave, ka bërë të ditur dje se pasojat e abuzimeve qeveritare me fondet e buxhetit janë 2.18 miliardë euro. Mima theksoi se Borxhi Publik është rritur nga 71% në 87,5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, pra, ka një rritje prej 16.5%.

 

 

Platforma anti-mafia e opozitës, skema si do zbatohet

Deputeti i Partisë Demokratike Alibeaj ka prezantuar të gjitha hapat ligjorë për zbatimin e platformës së opozitës për zhbërjen e lidhjes qeveri-krim. Mekanizmi i emërtuar si anti-mafia përfshin masa parandaluese dhe goditëse ndaj pasurive të kompanive, pasurisë së zyrtarëve publikë që kanë abuzuar me detyrën dhe pasurive të personave të afërt apo të lidhur me pronarët e kompanive dhe zyrtarëve publikë. Më tej Alibeaj prezantoi platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë ku do ketë një sërë masash të detajuara për kontrollin, verifikimin dhe bllokimin e të gjitha pasurive të vëna në mënyrë abuzive dhe në shkelje me ligjin. Qëllimi i ligjit anti mafia është mbrojtja e pasurisë publike dhe garantimi i konkurrencës së lirë. Standarde kushtetuese të vendosura për tregun e lirë. Do verifikohet çdo kontratë abuzive e koncesionit, e prokurimit publik e Partneritetit Privat dhe çdo akt administrativ publik, abuziv, leje licenca autorizime. E reja që kemi sjellë në këtë platformë është që ky mekanizëm anti mafia do veprojë për të gjitha kontratat, PPP-të. Do të jetë një pengesë edhe për të ardhmen. Nuk do të lejojë asnjë kontratë abuzive me paranë dhe pasurinë publike. Do ketë një shtrirje prapavijë. Platformë që do veprojë për të tashmen, për të ardhmen dhe për të shkuarën. Si do të bëhet, kush do t’i nënshtrohet këtij mekanizmi? Kompanitë private përfituese dhe pronarët e tyre. Kjo është njëra anë. Do t’i nënshtrohen këtij filtri çdo zyrtar publik. Nga nëpunësi i thjeshtë deri tek kryeministri. Do t’i nënshtrohen këtij filtri të gjithë personat e afërt. Ligji është i detajuar, ka përcaktuar të gjithë instrumentet, levat dhe drejtoritë përkatëse dhe verifikimi që do të bëhet nga anti-korrupsion. Modeli britanik në bashkëpunime me avokaturën përcaktojnë demin financiar të shkaktuar apo dëmin publik që kanë shkaktuar. Verifikon mjetet financiare, veprimtaritë ekonomike, shkurtimisht: Kush ka bërë çfarë.