Basha: “Votat e Korçës”, sulm ndaj votës së lirë

468
Sigal

Arvizu: Respekt për shtetin ligjor!

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës zhvilloi dje në selinë e PD-së një takim me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.  Në përfundim të takimit, Basha bëri të ditur se, në qendër të bisedës ka qenë çështja e blerjes së votave në Korçë. Kjo gjë,- theksoi Basha-ka qenë dhe shqetësim për opozitën dhe një alarm për cenimin e së drejtës së votës dhe vet demokracisë. z.Basha u shpreh se:- “Tema për të cilën diskutova me ambasadorin Arvizu është edhe shqetësimi numër një i qytetarëve shqiptarë, sot dhe qytetarëve shqiptarë nesër, dhe kjo është sulmi i paprecedentë ndaj votës së lirë në Korçë, cenimi i themeleve të demokracisë.

E njoha me këtë shqetësim që vjen pas shqetësimeve të ngritura në raport me shkeljet ndaj Kushtetutës, shkelmimin e shtetit ligjor dhe sjelljen antiligjore të maxhorancës në të gjitha drejtimet veçanërisht ndaj institucioneve të pavarura, emërimeve të paligjshme kryesisht në Policinë e Shtetit, dhe në strukturat e tjera të shtetit”. Gjatë diskutimit kreu i PD-së e njohu z.Arvizu me kursin ligjor dhe institucional që do të ndjek opozita, kurs, i cili vazhdon.

“E njoha dhe me vendosmërinë tonë për të mos u dorëzuar dhe për të mos dorëzuar kauzën e demokracisë, shtetit ligjor, askujt që synon t’i zhbëjë këto arritje të patjetërsueshme të çdo shqiptari. Kjo ishte tema e diskutimit dhe me këtë rast e informova ambasadorin për qëndrimin tonë si opozitë si dhe për hapat që kemi ndërmarrë dhe për ato që do të ndërmarrim”,- tha Basha

këtij takimi nuk i ka munguar dhe deklarata e ambasadorit amerikan në vendin tonë, i cili nga ana e tij u shpreh se: “ne besojmë se për çdo demokraci duhet të ketë respekt për shtetin ligjor dhe e dëgjova me vëmendje z Basha”.