Basha: Vlora e Durrësi po përballen me përmbytje, dëme në banesa

501
Sigal

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij para gazetarëve me denoncimin e faktit se Vlora dhe Durrësi po përballen me përmbytje vetëm pas disa orëve me reshje në vend.

Basha tha se qeverisja vendore dhe ajo qendrore nuk e kanë vëmendjen tek qytetarët, të cilëve iu ka bërë thirrje të shpëtojnë familjet e tyre.

“Kam disa mesazhe që dua ti ndaj me ju. Së pari jam në solidaritet me banorët e Vlorës dhe Durrësit që po përballen me përmbytje disa orë pas nisjes së reshjeve. Përmbytja me disa orë shi është shenjë e degradimit total të pushtetit vendor, papërgjegjshmëri, mungesë investimesh dhe mungesë vëmendje.
Largim total i vëmendjes qeveritare ndaj qytetarëve.

Bashkëqeverisja me krimin ka prodhuar si rezultat fshirjen e qeverisjes, degradimin total të pushtetit vendor dhe pasojat i vuajnë qytetarët.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për dëme të mëdha në banesa dhe njësi tregtare por edhe situata që mund të përshkallëzohen drejt rrezikut.
Thirrja ime për qytetarët është të marrin masat për të shpëtuar familjet e tyre dhe të mos presin shfaqjen e radhës nga Edi Rama apo kryebashkiakët e dështuar apo inkriminuar”, deklaroi Basha.