Basha: Vetëm në Shqipëri dhe Bjerrorusi ranë pagat dhe pensionet

440
Referuar raportit të fundit të FMN-së kreu i PD Basha thekson se Shqipëria dhe Bjellorusia janë dy vendet e vetme në Europë ku pagat reale kanë pësuar rënie.
Në Shqipëri pagat dhe pensionet sipas Bashës nuk u rritën por e kundërta pësuan rënie pasi 160 milionë dollarë u vodhën vetëm në 7 muaj nga doganat dhe tatimet.Ky reagim nga shefi i opozitës ka ardhur nga rrjeti social Facebook ku Basha shkruan:
“Dy luanë ka sot Europa, Llukashenko dhe Edi Rama. Shqipëria dhe Bjellorusia dy vendet e vetme në Europë sipas FMN ku ranë pagat reale. Në Shqipëri pagat dhe pensionet nuk u rriten por ranë sepse 160 milionë dollarë u vodhën vetëm në 7 muaj nga doganat dhe tatimet. Rrit taksat, vidh taksat dhe bjeri popullit. Kjo është dyshja Rama­Meta.”­ 
Pak ditë ma parë, Basha publikoi disa të dhëna, që sipas tij vërtetojnë se në vetëm 7 muaj janë bërë 160 milionë dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion. Në tabelat e publikuara nga Basha vihet re mosrealizimi i të ardhurave në krahasim me planin për vitin 2015 në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, tatimin mbi të ardhurat, akcizën, taksën nacionale dhe ato doganore.
Sigal