Basha: Veliaj mashë në duart e Ramës, Kosova alternativa për qytetarët

425
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një interviste në Ora-News ka folur lidhur me zgjedhjet lokale ku ka deklaruar se kandidatura e Erion Veliajt për kryetar bashkie në Tiranë është thejsht një mashë politike në duart e kryeministrit Rama, i cili sipas Bashës nuk mund të kapërdijë dot humbjen e zgjedhjeve të 4 viteve më parë.Sipas Bashës kjo ka qenë dhe një nga shkaqet që Rama shpesh herë ka qenë shkaktarë për bllokimin e bulevardit të ri. Më tej Basha është shprehur se opozita zgjodhi figurën e Halim Kosovës i cili i shërben popullit pa asnjë dallim. 

“Ka një histori të një kryeministri që ishte kryebashkiak të Tiranës dhe që unë e munda në 2011, por që për fat të keq mjerisht nuk i doli inati. Ka arritur ta pengojë përkohësisht bulevardin por nuk ka arritur ta ndalojë dhe s’do arrijë. Bulevardi njësoj si projektet e tjera janë projekte në zbatim dhe Halim Kosova do të sigurojë zbatimin deri në fund të katër projekteve që janë tiparet e Tiranës europiane. Lagje për lagje keni vepra të ndryshme. Secili mund të kontrollojë për lagjen e tij se çfarë investimesh bëri Bashkia e Tiranës në katër vite, rrugë, shkolla, kopshte. Kam bërë detyrën time. 
Premtimet me të cilat doli para qytetarëve Lulzim Basha janë në pjesën dërmuese të tyre të realizuara, apo në realizim e sipër. Disa prej tyre janë pjesë e një vizioni, me plan, me shtrirje siç është bulevardi që i jep qytetit një frymëmarrje veriore. Me shtrirje dhe financime siç është rasti i terminalit multimodal në të cilin e vërteta është siç e tha dhe Kosova gjatë fushatës pritet vetëm prerja e shiritit.
 Ofertën ja bëri zotit Rama, meqë inatet personale, meqë protagonizmi i sëmurë dhe smira politike e detyruan ta mbanin peng karshi rivalit të tij politik dhe kryeministrit të ardshmëm, atëherë le ta presë zoti Rama shiritin. Por këto projekte nuk mund të bllokohen. E ardhmja e Tiranës që prej 22 qershorit kalon përmes këtyre projekteve. Sot unë inagurova përfundimet në rrugën “Llazar Shapatini”, 4 mijë banorë që jetonin prej 12-20 vite më parë, janë zhvendosur aty nga Dibra, Kukësi, Skrapari, Korça. Sot kanë një infrastrukturë moderne në pjesën e dukshme dhe të padukshme. Premtimet janë të realizuara për qytetarët e Tiranës”, deklaroi Basha..