Basha, Vasili dhe Blushi pranojnë ftesën e PR, pritet PS

478
Ftesës së Partisë Republikane dhe asaj Agrare Ambientaliste për një takim sonte në orën 20:00 në Kryesinë e Kuvendit i janë përgjigjur Lulzim Basha, Ben Blushi, kreu i LSI Petrit Vasili, kreu i PDIU Idrizi, Dashamir Shehu dhe Nard Ndoka.
Ndërkohë që nga PS ftesa ende nuk ka marrë një përgjigje, ndërsa kryeministri Rama pasditen e sotme ndodhet në një takim elektoral në qytetin e Elbasanit.
Agron Duka dhe Fatmir Mediu përmes ftesës për të gjitha partitë po tentojnë një përpjekje të fundit për të mbledhur në një tryezë Ramën dhe Bashën për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik.
“Duke konsideruar faktin që SHBA kanë ofruar propozimet dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kësaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm” thuhet në njoftimin për mediat të PR dhe PAA.
Sigal