Basha: Vangjush Dako, Rama të gënjen/ Fundi yt është pas hekurave pas asaj që ke bërë për Durrësin

498
Sigal

Lideri demokrat Basha i ka cilësuar “propozimet” e Ramës si kërkesa për kapitullim.

Ai tha në Durrës se “Na propozon që më 30 qërshor të bëjmë sehir kur ai bën grusht shteti me zgjedhje falso”.

“Na propozon zgjedhje në Durrës me një një asistente hajdute si kryetare bashkie tani që Vangjush Dako po e përpin vorbulla e hekurave. Na propozon Taulant Ballën  dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve kur këta  do jenë para togave të zeza.”, tha ndër të tjera Basha.

Pjesë nga fjala e liderit demokrat

Edi Rama na propozon kapitullimin.

Na propozon që më 30 qërshor të bëjmë sehir kur ai bën grusht shteti me zgjedhje falso.

Kur 1.4 milion shqiptarë janë me karta të skaduara. Që janë 1.4 milion karta të falsifikuara.

Ku serveri i gjendjes civile ka rënë.

Kur regjistri i adresave është bërë lëmsh

Na propozon zgjedhje ku nga Artur Bushi dhe Tërmet Peçi rikandidojnë, ku në fakt dekriminalizimi duhet ti çonte përpara drejtësisë.

Na propozon zgjedhje në Durrës me një një asistente hajdute si kryetare bashkie tani që Vangjush Dako po e përpin vorbulla e hekurave.

E gënjen mendja se do ti shpëtojë drejtësisë duke bërë paktin me Ramën dhe duke mbetur në këmbë.

Jo, Vangjush Dako, jo,  Rama të gënjen.

Fundi yt është pas hekurave për atë që ke bërë për Durrësin

Na propozon Taulant Ballën  dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve kur këta  do jenë para togave të zeza.

Keni rënë squk prej 24 orësh, kur ju denoncova se si keni kërcënuar 4 komisionerë të KQZ-së që i thoni që të mos regjistrojnë opozitën.

Gjithçka është në tabulatet e ndërkombëtarëve.