Basha uron Merkel për votëbesimin si kancelare

605
Kryetari i PD, Lulzim Basha, uroi Angela Merkel për votëbesimin si kancelare e Gjermanisë në mandatin e katërt të saj. Basha ia dërgoi urimet kancelares Merkel nëpërmjet një letre, ku shpreh konsideratën se “me zonjën Merkel në krye të qeverisë federale, Gjermania ka sërish një udhëheqje të qëndrueshme dhe të besueshme në një kohë plot sfida”. Në letrën e urimit për kancelaren, Basha shkruan se drejtimi i Gjermanisë nga Merkel për katër vitet e ardhshme është një lajm pozitiv dhe domethënës edhe për Evropën, sepse sfidat në nivel evropian kërkojnë vizion të qartë dhe vullnet të fortë. Kryetari Basha e falënderoi kancelaren për vëmendjen e saj për Shqipërinë dhe Evropën Juglindore, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes CDU-së dhe PD-së, dy parti motra, anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku një rol kyç luan Fondacioni Konrad Adenauer.
Sigal