Basha: Treni po të afrohet, jepi fund agonisë me skemën e PPP-ve. Reagon Rama

530
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sërish kryeministrit Rama, që t’i hapë rrugë zgjidhjes politike dhe krijimit të një qeverie anti-mafia.
Duke folur, në përgjigje të deklaratave të kreut të qeverisë në Kuvend, Basha tha se “në rast se Rama nuk pranojë një zgjidhje politike, s’do ketë mëshirë për të”.
“Thelbi i çështjes është se ti nuk ke dështuar me luftën kundër drogës dhe krimit, por je arsyeja pse krimi u fut në këtë sallë. Ti këtë nuk e fsheh dot. Nuk ia fsheh dot asnjë shqiptari, as medias, as grupit tënd parlamentar. Ty nuk të llogarit më njeri për kryeministër. Ti je një qeveri e rënë dhe një kryeministër i rënë. Po ta kujtoj se ne jemi partia që futëm Shqipërinë në NATO, kur t’i protestoje. Ne jemi partia që hoqëm vizat, që ti po rrezikon t’i kthesh. Ne synojmë kurimin e trupit të sëmurë nga kanceri i krimi dhe drogës që ti solle në pushtet. Milionat e drogës nuk i fshehin më trafikantët, që i ke bërë edhe biznesmenë edhe politikanë.
Shenjat e gishtërinjve i ke lënë kudo, ndaj mendohu mirë kur të citosh para publikut misionet e atyre që kanë ardhur për të shpëtuar Shqipërinë. Rrota do të të zërë ty. Koha ime sapo ka filluar Edi Rama, e jotja ka marrë fund. Sa më parë të kuptosh, aq më mirë për ty.
Paniku të lexohet në fytyrë dhe në çdo fjalë, përgjegjësia ime është që të të japim një rrugëzgjidhje politike. Treni po të afrohet. Jepi fund agonisë tënde. Është garanci që mos kemi një buxhet të pastrimit të parave me një skemë PPP, pastrim i parave të pista. Njëherë në jetën tënde bëhu pjesë e zgjidhjes, jo e problemit”, u shpreh Basha.
RAMA I KTHEHET BASHËS: S’TA MARR PËR KEQ LUL, POR JEMI GATI TË BËJMË PPP ME JU
Me akuza dhe ironi ka replikuar kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit, pas akuzave të opozitës për koncesionet, kryesisht në shëndetësi.
“Meqë Nasipi iku se e nxori dikush jashtë, por është Flori këtu. Keni paguar nga buxheti 100 euro kilovatin, HEC i Ashtës Tregoni përralla këtu, të gjitha koncesionet tuaja janë me tarifë të caktuara nga shteti, me kë i paguani ju, ju paguani HEC që mund të mos shesin prodhimet e tyre. Tani më tregoni mua një koncesion ku ne kemi garantuar tarifën me lekët e buxhetit. Thotë Luli risku është te privati, ca risku ka marrë ai i kolaudimit të mjeteve. Unë Lulit nuk ia marr për keq, nuk e di si bëhet puna dhe si lidhem gjërat, por profesorit ia marr për keq, nëse dhe ai nuk e di ne jemi gat të bëjmë PPP me ju, aty riskun e keni ju, ne nuk marrim risk, kështu si jeni jeni një ndërmarrje e falimentuar që do treg, por treg s’ka. Lulzim dëgjo, nuk të fyej, por që ti gënjen dhe gënjen sikur këndon është e sigurt, fole për sterilizimin, si është e vërteta: brenda është dhe ishte shumë thellë në palcën e kurrizit të publikut, jeni fenomenal, ndërtuat një godinë, dy kate bosh, veglat në qese, më shiko në sy Tritan, se po të dëgjojnë mjekët e spitalit dhe mes kolegëve dhe kryetarit të partisë duhet të zgjedhësh të vërtetën”, tha Rama.
Sigal