Basha tregon ofertën: Postin e Presidentit na e shitën si viç në pazarin e gjësë së gjallë, ja përgjigja jonë

579
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndërsa ka treguar edhe ofertën që ka marrë që opozita të zgjedhë Presidentin. Basha tha se posti i Presidentit u shit si viç në tregun e gjësë seë gjallë, por se opozita nuk kërkon dhe as pranon pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira. Ai ritheksoi se Presidenti i takon popullit.
Basha tha se Republika e vjetër do të mbajë në pushtet klikën e korruptuar dhe se maxhoranca me çdo kusht do të prishë zgjedhjet. Ai deklaroi se anëtarët e kësaj lëvizjeje janë mundësia e vetme për ta ndalur dhe për ta çmontuar republikën e vjetër.

Sipas tij për këtë arsye, ‘ata’ kanë përdorur dy taktika, duke treguar edhe ofertën e Presidentit për opozitën.

“Taktika e tyre ka 2 platforma, të shkurajojnë anëtarët e kësaj lëvizjeje më të madhe se opozita dhe PD përmes shantazheve, gënjeshtrave ose të blejnë ballin e kësaj revolte që është PD dhe opozita. Në funksion të kësaj kanë nxjerrë në tregun e gjësë së gjallë postin e Presidentit si të ishte viç. Me qëllim që të braktisë lëvizjen popullore dhe fatet e qytetarëve. Dje e ka marrë përgjigjen. Opozita nuk kërkon dhe as nuk pranon Pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në këmbim të postit të Presidentit të Republikës. Presidentit i Republikës në konceptin e Republikës së re i takon popullit dhe do zgjidhet nga populli. 24 orë pas bërjes publike të këtij qëndrimi, ky që nuk lë fjalë pa thënë e rrenë pa bërë ka heshtur, ka heshtur Rama dhe Meta për propozimin tonë. Kanë heshtur sepse është futur populli në mes dhe ka prishur pazarin. Përgjigjja jonë është asnjë shtyrje për vettingun. Pas paktit kombëtar për qeverinë zgjedhore jemi gati të votojmë vettingun në përputhje të marrëveshjes së 22 korrikut dhe t’u japim mundësinë prokurorëve dhe gjyqtarëve të pavarur të bëjnë punën e tyre”, deklaroi Basha.

Ai i drejtoi disa pyetje protestuesve, ndërsa deklaroi se mirëqenia e shqiptarëve ka rënë dhe nga vendi kanë ikur 300 mijë shqiptarë.

“Janë detyruar për të siguruar mbijetesën e tyre ta shfryjnë këtë duke larguar njerëzit nga puna, duke ulur rogat dhe të ardhurat e tyre duke bërë që Shqipëria të jetë afër vendeve të varfra afrikane për fuqinë blerëse. Përtej llomotitjeve të përditshme, një pyetje e thjeshtë fare merr të njëjtën përgjigje nga të majtë e të djathtë, nga të rinj e të moshuar? A jetoni sot më mirë, a keni më shumë para për të shpenzuar? A keni shanse më të mëdha për punësim? Ju që jeni në punë a jeni të sigurt për vendin e punës? Të gjitha pyetje që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të shqiptarit. të gjitha pyetje që marrin një jo të prerë. Kjo nuk është të bësh politikë por të prekësh nga afër realitetin e dhimbshëm që jeton shumica e shqiptarëve. Ekonomia është shkatërruar, taksat janë rriture, çmimet janë rritur. Fuqia blerëse ka rënë. Shqiptarët fitojnë më pak, harxhojnë më shumë, vuajnë më shumë dhe e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune në një ekonomi që tkurret edhe pse 10 % e popullsisë është larguar, kjo nuk ka sjellë përmirësim por përkqeësime4 në vend. E morën pushtetin kur regjistri i gjendjes civile ishte 3 mln 140 mijë banorë rezidentë në Shqipëri dhe sipas të dhënave të të njëjtit regjistër sot janë 2 mln e 720 mijë. 300 mijë nuk janë më. I ka detyruar kjo qeveri të largohen, duke e kthyer vendin në një vend të pasigurt për qytetarët dhe duke shkatërruar shpresën”, deklaroi Basha.
Sigal