Basha thirrje Evropës: Mos i hiq vizat popullit tim, por Edi Ramës

488
Sigal

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka treguar edhe njëherë bindjen e tij dhe të opozitës se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Për Bashën, opozita nuk do të lejojë që më 30 qershor Bashkitë të kapen nga kjo maxhorancë, e cila më pas ti përdorë si taksidarë kundër qytetarëve të saj.

Këta tradhtuan qytetarët kur i mashtruan për shëndetësinë falas, për uljn e taksave dhe u sulën si çakej duke ngritur çmimin e naftës duke e bërë më të shtrenjtin në Evropë.

Katër oligarkë që vjedhin 33 miliardë euro dhe nuk bëjnë asnjë shërbim, por shkatërrojnë ekonomimë. Edi Rama nuk ka forcë që të shpëton.

Ne jemi bashkë për të çeluar së bashku ditën e re të shpresës për Shqipërinë. Që nesër ligji të jetë i barabartë për të gjithë, ku të mos punojë për taksidarët e terrorit.

Do ti japim fund makthit ekonomik, mjerimit dhe shpopullimit të shqiptarëve.

Unë ju jap fjalën se jemi bashkë jo thjesht për një rrotacion por mbi të gjitha për ti dhënë fund tranzicionit të gjatë në Shqipëri.

Pa votë të lirë, pa zgjehdje të lira, nuk mund  ti japim fund mjerimit, nuk mund të ndërtojmë një shëndetësi që të kujdeset për një njerëzot, pa një parlament dhe qeveri legjitme, është e pamundur të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme.

Do të bëjmë realitet për shqiptarët ëndrrën evropiane. Ne hoqëm bizat, futëm vendin në Nato, por sot me këto standarde nuk mund të bëhemi pjesë e sotme e Evropës

I them Evropës, mos ndëshko popullin tim, ne do ia heqim vizën Edi Ramën, bashkë me të edhe krimit të organizuar. Ne do ti kthejmë shqiptarëve dinjitetin që u takon.

Beteja vazhdon, me 30 qershor ne nuk do të lejojmë farsë zgjedhore.

Zgjedhje pa opoziutën huk do të ketë..

Kjo ditë nuk do të gdhijë më 30 qershior dhe këta nuk do ti kapin bashkitë.”, tha Basha.