Basha thërret në takim 43 deputetët e zgjedhur të PD

461
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje të 43 deputetët e sapo zgjedhur të opozitës. Burimet kanë bërë të ditur se takimi është kërkuar të zhvillohet në orën 11:30, teksa temë e bisedës do të jetë nisja e përgatitjes për legjislaturës e ardhshme si dhe diskutimi për fushatën e votimeve të 25 qershorit.
Po ashtu pas takimit me të zgjedhurit e rinj, kryetarët e PD-së në rrethe do të kenë një tjetër takim në selinë blu.
Njoftimi është bërë prej sekretarit organizativ Eno Bozdo. Ndërsa mësohet se në këtë takim do të diskutohet mbi hapat që do të ndiqen pas përfundimit të zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, si dhe riorganizimin e strukturave.
Sigal