Basha të hënën prezanton programin ekonomik të PD

460
Pas turit të takimeve “fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Opozitës Lulzim Basha pritet të prezantojë këtë të hënë platformën ekonomike të opozitës. Burime pranë selisë blu bëjnë me dije për shqiptarja.com se kryetari Basha do të bëjë këtë prezantim në një tryezë të zgjeruar, ku do të jenë të pranishëm anëtarët e kryesisë së PD drejtuesit e departamenteve dhe deputetët e grupit parlamentar demokrat.
Në fokus të programit ekonomik të kryetarit, qëndron sistemi i taksave ku propozohet ulje e ndjeshme e tyre për bizneset, për bujqësinë si dhe propozimi për uljen e çmimit të energjise dhe falja pa kushte e kamatvonesave të energjisë.
Pas deklarateve të kryeministrit për përjashtimin nga detyrimet të biznesve të zejtarisë apo edhe vendosjen e certifikatës për bizneset në të cilat është kryer kontrolli , demokratët e kanë akuzuar atë se po kopjon programin e të djathtës.
Sipas kryetarit të PD, me mungesën e vizionit të kësaj qeveirsje, rezulton se programi ekonomik I PS të ketë dështuar. Sipas Bashës program i demokratëve vjen si zgjidhje për të nxjerrë vendin nga kriza. 
Sigal