Basha te busti i Adem Jasharit: I tregoi botës çmimin e lirisë

1115
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot homazhe pranë bustit të Heroit të Kosovës, Adem Jashari, në Tiranë, në përkujtim të 18 vjetorit të rënies heroike të tij.
Shefi i opozitës u shpreh se beteja epike e familjes Jashari vuri gjakun në themelet e Kosovës së lirë dhe të pavarur.
“18 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin. Beteja epike e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari vuri gjakun e tyre të kulluar arbëror në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur! Lavdi të pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijve e bijave të shqipes që dhanë jetën për liri!”, u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha. 
Sigal