Basha: Të bashkohemi si 26 vite më parë për të larguar regjimin kriminal

479
Kreu i PD ka kujtuar sot ditën kur 26 vite më parë, qytetarët hynë nëpër ambasadat e huaja për të emigruar jashtë Shqipërisë, pas viteve të izolimit nga diktatura komuniste. Me anë të një statusi në Facebook ai shkruan se largimi nga vendi vazhdon të ndodhë edhe ditët e sotme për shkak të varfërisë, dhunës qeveritare e papunësisë. 
“Si sot 26 vite më parë shqiptarët thyen hekurat e izolimit dhe u futën nëpër ambasada, me shpresën e një jete më të mirë, më të denjë për vete dhe fëmijët e tyre. Fatkeqësisht ndërsa përkujtojmë këtë moment të rëndësishëm të kthesës historike që mori vendi ynë, shqiptarët janë serish me sytë drejt emigrimit.
100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, Holandë, Suedi e vende të tjera të Bashkimit Europian, 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane. Varfëria, papunësia, pasiguria, dhuna dhe terrori qeveritar janë arsyet e emigrimit të sotëm. Në krye të vendit është qeveria më e korruptuar e 25 viteve demokraci, e lidhur me krimin dhe e mbushur me kriminelë qe ju zhvat shqiptareve 1 miliarde euro ne vit. Por ndryshe nga dje, ne kemi në dorë mjetet demokratike për të bërë ndryshimin që dëshiron shumica dërrmuese e shqiptarëve.  2 korriku eshte nje thirrje qe të bashkohemi ashtu si 26 vite më parë për të larguar këtë regjim kriminal e të korruptuar e për t’u kthyer shqiptarëve shpresën e humbur.
Sigal