Basha takon zyrtarët e FMN: Situata dramatike

411
Sigal

Në një takim që pati me
shefen e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anita Tuladhar dhe përfaqësuesin e
FMN-së në vendin tonë Jens Reinke, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha
tha se situata është dramatike në të gjitha aspektet e jetës së vendit. Shkak
sipas tij është korrupsioni, kapja e shtetit nga një grusht oligarkësh dhe
individësh me rekorde kriminale, drogës, gjobave dhe arbitraritetit të
tatimoreve, gjë që sipas tij ka sjellë mbylljen e mijëra bizneseve, varfërim të
përditshëm të shqiptarëve, rritje të përdoruesve të lëndëve narkotike dhe një
situatë depresive për shoqërinë. Basha thotë se taksat u rritën, informaliteti
është në nivelet më të larta dhe transparenca është në nivelet më të ulëta
historike. Sipas Bashës paratë e drogës janë të destinuara për të korruptuar
funksionarë të shtetit dhe për të blerë votat.