Basha takon Schulz: Aleanca jonë vetëm me shqiptarët

483
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, dhe ambasadoren e BE-së në Tirana, Romana Vlahutin, me të cilët ka ndarë një sërë shqetësimesh për sa i përket standardeve të zgjedhjeve të 21 qershorit, reformës në drejtësi, dekriminalizimit etj. 
Pas takimit Basha ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka deklaruar se ka siguruar Presidentit Schulz se PD është e angazhuar për të ecur përpara me përparësi dekriminalizimin. Gjithashtu kreu i PD-së i është përgjigjur interesit të gazetarëve duke mohuar zërat për një afrim të mundshëm me LSI-në. Sipas tij, PD nuk zgjedh mes dy të këqijave por aleancën e ka me shqiptarët.
“Falë mbështetjes së tij personale që më 24 dhjetor u arrit marrëveshja për dekriminalizmit. Por për fat të keq marrëveshja nuk ka funksionuar për shkak të mosangazhimit të dyshes Rama-Meta. Ndava shqetësimin për kandidimin e personave me rekorde kriminale dhe për zhbërjen e standardeve për zgjedhjet e 21 qershorit. Me presidentin Schulz ndamë pikëpamjen se një angazhim konstruktiv i palëve do të ishte rruga e duhur për të zgjidhur këto probleme ekzistenciale. E sigurova se PD dhe unë jemi të angazhuar për të ecur përpara, me përparësi dekriminalizimin. Të bindur se nuk mund të ketë integrim me kryetarë bashkish të inkriminuar”, tha Basha.
Sigal