Basha takon kreun e OSBE, e njeh me shqetësimet e opozitës për zgjedhjet

442
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka takuar kreun e OSBE, Lamberto Zannieri. Zyra e OSBE njoftoi se gjatë takimit Basha ka ngritur një sërë shqetësimesh për procesin zgjedhor të 21 qershorit, duke hedhur kauza mazhorancës për manipulime dhe shkelje të shumta.
Pasi dëgjoi shqetësimet e Bashës, Zannier ka garantuar se misioni i OSBE/ODIHR do të bëjë një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të procesit zgjedhor në raportin final që do të publikohet pas 8 javësh.
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, ka thënë se në raportin final do të përfshihen një sërë rekomandimesh që do të ndihmojnë Shqipërinë të zhvillojë një procës zgjedhor sipas standardeve ndërkombëtare.
Të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për të kontribuar në zbatimin e këtyre rekomandimeve në të mirë të popullit shqiptar,” tha Zannier.
Sigal