Basha takon ambasadorët: Opozita jo krah oligarkisë, bojkoti vazhdon

438
Sigal

TIRANE – Pas takimit të zhvilluar me ambasadorët e akredituar në Shqipëri, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur edhe një herë vendimin e partisë që ai drejton se do të vijojnë të bojkotojnë parlamentin dhe se nuk do të bëhen pjesë e tij. Në një dalje për mediat pas takimit, Basha theksoi se u ka bërë të ditur ambasadorëve se opozita nuk mund të bëhet pjesë e një parlamenti që sipas tij vijon të sundohet nga oligarkia. Ai u shpreh se PD nuk mund të bëhet pjesë e parlamentit dhe e kësaj mazhorance ku sipas tij opozita shihet si e tepërt. “As në parlament, por se mund të vazhdojë orgjinë e saj oligarkike duke shkelmuar shtetin ligjor. Pra të sundojë në një vend ku ta nxjerrë opozitën e tepërt. Kjo ka vetëm një rrugë dbe një përfundim, atë përfundim që ka gjithkush se mendon të shkelë demokracinë. Opozita nuk mund të bëhet kurrë krah saj. Me ambasadorët kemi biseduar gjatë me këtë çështje, është misioni i PD që ditën që ka lindur, mbrojtja e demokracisë, e shtyllave të saj, dhe e sovranitetit të popullit që ja vlejnë për çdo betejë dhe ne jemi të gatshëm për çdo betejë.” theksoi Basha pas takimit me ambasadorët