Basha takohet me drejtues të lartë të PPE dhe CDU: Qeverisja e sotme, rrezik për demokracinë

516
Korrupsioni, krimi dhe ekonomia ishin temat që kryetari i PD, Lulzim Basha diskutoi me drejtues të lartë CDU-së dhe Partisë Popullore Europiane, me eurodeputetë, deputetë të Bundestagut, ministra të kabinetit qeveritar, etj.
Në një njoftim të PD, thuhet se “Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur shqetësimet për situatën e rëndë që po kalon vendi ku Edi Rama ka instaluar shtetin e të padrejtës i cili dhunon qytetarët duke shkelur ligjet e vendit dhe mbron krimin e korrupsionin duke bllokuar hetimet për megaaferat korruptive, siç është afera CEZ prej 600 milionë eurosh dhe ministrat e zhytur deri në fyt në vedhje dhe lidhje me krimin e narkotrafikantët, ndër të cilët është ministri i Brendshëm i faktuar botërisht për lidhjet e tij me narkotrafikun. Revolta popullore që ka shpërthyer në të gjithë vendin dhe numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë është dëshmia më e qartë e situatës së rëndë ekonomike, papunësisë që shtohet dhe dhunës qeveritare ndaj të pamundurve.”
Po ashtu Basha shprehu shqetesimin se “Buxheti i ri me rritje taksash, dhe shpenzime për luks qeveritar dhe asnjë investim për hapje vendesh të reja pune, tregon se qeveria “Rama” nuk ka asnjë plan per nxjerrjen e vendit nga kriza por do ta thellojë atë dhe vjedhjen e korrupsionin.”
Shitblerja e votës, një fenomen i shfaqur masivisht në zgjedhjet e fundit vendore qe u reflektua ne raportin e OSBE- ODHIR-it, ishte çështje që dominoi diskutimet mes zoti Basha dhe personaliteteve të larta të politikës gjermane dhe europiane.
Me këtë qeveri të faktuar si shkatërruesja e zgjedhjeve vendore, Basha tha se Shqipëria nuk mund të ketë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor dhe as zgjidhje për situatën e rëndë ekonomike. Zgjidhja, theksoi Basha, eshte qeveria teknike e cila do të përgatise dhr garantoje zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kryetari i Partisë Demokratike pati një bashkëbisedim edhe me kancelaren Angela Merkel të cilën e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë sikundër vuri në pah shpresën e tij se Gjermania do të jetë në mbështetje të ëndrrës europiane të shqiptareve ashtu siç mbështeti fuqimisht dhe liberalizimin e vizave.
Sigal