Basha takohet me ambasadorin e OSBE: Zgjedhjet e ardhshme janë në rrezik

459
Sigal

Kreu i opozitës
Lulzim Basha ka ndarë shqetësimin e tij për situatën e rënduar në vend me
ambasadorin e prezencës së OSBE-së ne Tirane, Bernd Borchardt. Sipas kreut te
PD, Shqipëria ka nevojë për ndihmë në mënyrë që të garantohen kushtet për
zgjedhjet e ardhshme. Basha ka akuzuar mazhorancen që në mënyrë të qëllimshme
ka vonuar reformën për të pamundësuar votimin elektronik. Në takim është
diskutuar edhe mbi çështjen e financimit të partive politike. Ambasadori
Borchardt garantoi zotin Basha se OSBE do të angazhohet për të asistuar
funksionimin sa me parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore.