Basha takim me të rinjtë në Vlorë: Në qeverisjen e PD-së paga minimale do të jetë 300 euro

597
Sigal

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve me të rinjtë. Kësaj radhe ai u ndal në qytetin e Vlorës. Basha ka premtuar para të rinjve rritje të pagës minimale në 300 euro.

‘Paga minimale do të jetë 300 euro në qeverisjen tonë. Rritja e pagave në sektorin privat realizohet duke hequr disa taksat që kjo qeveri i çon në xhepa të paditur. Pra duke krijuar lehtësi që të investojnë tek punëmarrësit’, tha Basha.

Një ditë më parë kreu i PD-së ishte në Shkodër. Ky tur takimesh do të vijojë në të gjithë vendin.