Basha takim me strukturat në Shkodër, apel për shpalljen e gjendjes së emergjencës

127
Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Shkodra i bëri apel qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës. “Mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe çdo pasojë në jetët dhe shëndetin e banorëve të bashkisë së Shkodrës dhe bashkisë së Vaut të Dejës, çdo pasojë negative, është pasojë e mosveprimit, pra është vepër penale dhe kriminale”, tha Basha. Ndihmat e ardhura nga qeveria, sipas Bashës, janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe puna e bërë deri tani është nga bashkia e Shkodrës, e cila nuk është e përgatitur për ta përballuar këtë gjendje emergjence. Kjo është edhe arsyeja kryesore, tha Basha, që insistohet për shpalljen e gjendjes së emergjencës. Unë e njoh problemin e përmbytjeve në Shkodër. Ne të gjithë e dimë se kjo është vepër e njeriut. Është përgjegjësi e drejtpërdrejt e KESH. Kaskada e Drinit është përgjegjësja për përmbytjet e Shkodrës. Para se të shkojmë tek përgjegjësitë dhe tek fajtorët që heshtin, dua të them se me të drejtë kemi vendosur theksin tek prioriteti numër një, që është jeta dhe shëndeti i banorëve, është gjendja e tyre, familjeve dhe banesave të tyre dhe natyrisht gjendja e ekonomisë së tyre. Ndihmat e ardhura nga qeveria, janë krejtësisht të pamjaftueshme. Situata nuk po shkon drejt përmirësimit, por po shkon drejt përmirësimit të thellë. Mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe çdo pasojë në jetët dhe shëndetin e banorëve të bashkisë së Shkodrës dhe bashkisë së Vaut të Dejës, çdo pasojë negative, është pasojë e mosveprimit, pra është vepër penale dhe kriminale. Dua t’i drejtoj një apel kryeministrit , shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës.