Basha takim me partitë aleate: Opozita vazhdon bojkotin

67
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar sot krerët e partive aleate të opozitës. Mësohet se gjatë mbledhjes janë diskutuar një sërë cështjesh si dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi, por edhe për aksionin opozitar të ditëve në vazhdim. Problemet e vendit dhe zhvillimet e fundit, sidomos mospranimi nga qeveria për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit dhe rikthimi në Kuvend i Armando Prengës, kanë bërë që opozita ti qëndrojë fortë bojkotit të parlamentit.
Pas përfundimit të takimit, Lulzim Basha u shpreh se Partia Demokratike është në proces zgjerimi, duke lënë të hapur një bashkim të mundshëm me FRD-në e Bamir Topit. “Prioritet do të jetë zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”, ka thënë mes të tjerash Basha.