Basha takim me komunitetin arbëresh: Po punojmë që të realizohet ëndrra e Skënderbeut

607
Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur një delegacion nga komuniteti Arbëresh në kuadër të vitit të ‘Skënderbeut’.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD po punon fort që ëndrra e heroit kombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut për Shqipërinë evropiane të realizohet. Basha u shpreh se ka marrë ftesë nga Arbëreshët për t’i vizituar.
Urime në këtë vit të Skënderbeut dhe duhet të punojmë që ëndrra e Skënderbeut për Shqipërinë evropiane ta bëjmë realitet sa më parë. I garantova komunitetin arbëresh për punën tonë si opozitë për t’iu gjetur sa më panë, apsi ata janë ruajtës të denjë të gjuhës dhe zakoneve shqiptare. Së shpejti do t’i vizitoj, pasi kam marrë një ftesë dhe shpresoj që ky vit jubilar të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin”- tha Basha.
Sigal