Basha, takim me aleatët në selinë e PD

477
Kryetari i PD-së dhe opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar paradite një takim me aleatët, krerët e partive opozitare parlamentare në selinë e PD-së: Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehi, Vangjel Duka dhe ish-deputetin e PS, Eduard Ndocaj.

Diskutimi midis tyre ka zgjatur rreth 50 minuta dhe zhvillohet një ditë pas takimit që patën me Zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee për zgjidhjen e krizës politike në vend. 

Mësohet se në këtë takim është biseduar për takimin e një dite më parë dhe gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e krizës politike.
Sigal