Basha: “Tahirit iu la 6 muaj kohë për të pastruar provat e krimit

537
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se zbardhja e plotë e rastit “Tahiri” do të jetë e mundur vetëm pas dorëheqjes së kryeministrit Rama. Kryetari i PD-së Basha akuzoi kreun e PS-së, njëherësh kryeministrin e vendit, se ka kthyer deputetët socialistë në gjyqtarë për të mbrojtur Tahirin nga arrestimi. “Rama i ktheu deputetët socialistë në gjyqtarë për të mbrojtur Tahirin. Që kur Rama e mbrojti nga arresti, Tahiri e shfrytëzoi kohën për të pastruar provat. Pati 6 muaj kohë për ta bërë këtë. Kjo vjen pasi Rama vuri në detyrë PPP-në e tij, Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, pa veting. Pas kapjes së prokurorisë u eliminua dëshmitari kyç, i cili u ekstradua në Itali, Nazer Seiti”.
Sigal