Basha: Sulmi ndaj gjyqësorit për ti shpëtuar hetimit

457
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Saimir Tahiri se po sulmojnë gjyqësorin për ti shpëtuar hetimit për skandalin e përgjimeve. Përmes një deklarate për mediat, Basha shprehet se Rama dhe Tahiri nuk janë dëgjuar asnjëherë të quajnë vrases me pagese Shullazin, Habilajt apo Balilin, por sipas tij, kjo gjë po ndodh me gjyqësorin për të mbrojtur veten.
“Presioni mafioz që Edi Rama dhe Saimir Tahiri po ushtrojnë prej dy ditësh ndaj drejtësisë zbulon para cdokujt me dy pare mend se kush janë urdhëruesit e megaskandalit të përgjimit. Fillimisht Tahiri e pastaj Rama vazhduan sërish sot si njerëz të kapur në krim të sulmojnë gjyqësorin dhe gjyqtarin që dje e lartësonin si njeriu i denjë i drejtësisë kur liroi babain e Tahirit.

Asnjë ditë të vetme nuk e kemi parë Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin te perdorin kete gjuhe të ashpër me krimin. Asnjë ditë të vetme në këto 3 vjet nuk e kemi degjuar as Ramen e as Tahirin ti quajnë vrases me pagese Shullazin, Habilajt apo Balilin. Prandaj po kërcënojnë si asnjëherë më parë. Po i quajnë gjyqtarët vrasës me pagesë e prokurorët e keqja e vendit. I janë vërsulur KLD dhe po përdorin gjuhë talebanësh kundër çdokujt që mund t’u nxjerrë në shesh të palarat. Kane nisur bandat me shuka eurosh e me pisqolla ne brez per te shantazhuar gjykatesit e per te sprapsur hetimin. Kërcënimin mafioz e shohin si të vetmen rrugë për t’i shpëtuar drejtësisë.”, tha Basha

Më tej, kreu i opozitës shprehet se prokurorët dhe gjyqtarët kanë në dorë fatin e vendit dhe nuk duhet të sprapsen nga presioni. Basha thekson se ata kanë mbështetjen e cdo shqiptari të ndershëm. Një nga kërkesat e tij për zbardhjen e skandalit të përgjimeve është largimi i Saimir Tahirit. “Prokuroret dhe gjyqtaret qe po hetojne kete megaafere duhet ta dine se kane ne dore fatin e nje demokracie te tere. Se stepja apo sprapsja nga presioni eshte muzgu i demokracise dhe agimi i tiranise se shtetit mafioz. Ata kane mbeshtetjen e cdo shqiptari te ndershem dhe duhet ta cojne deri ne fund kete hetim, te bejne transparence, te vendosin ligjin.

Largimi i menjëhershëm i Saimir Tahirit nga detyra është parakusht për zbardhjen e plotë dhe te pandikuar të krimit shtetëror të përgjimit të paligjshëm e të cenimit të sigurisë kombëtare. Çdo orë në detyrë e tij është pengim i hetimit, është pengim i drejtësisë, është një turp i madh për vendin.”, shkruan ai.
Sigal