Basha: Standardet e zgjedhjeve u dhunuan nga qeveria

483
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetin e tj social Facebook ka komentuar zgjedhjet e 21 qershorit, ku sipas tij Shqipëria ka bërë një hap prapa. Basha falenderon qytetarët, teksa shton se standardet e zgjedhjeve u dhunuan nga qeveria. 

“Mirënjohje të thellë për qindra mijëra qytetarë që megjithë dhunimin e standardeve zgjedhore nga qeveria siç e thanë troç edhe vëzhguesit ndërkombëtarë si blerja e votës, kandidimi i personave me rekorde kriminale, presionet mbi administratën dhe kërcënimi i votuesve, na besuan me votën e tyre dhe votuan për Partinë Demokratike dhe kandidatët tanë”, tha Basha. 

Më tej ai shton se Shqipëria është rifutur në hartën e vendeve me zgjedhje problematike dhe për këtë, Kryeministri i vendit duhet të reflektojë urgjentisht. 
Kryeministri i vendit në vend të cicërimit kundër opozitës duhet të reflektojë urgjentisht për rifutjen e Shqipërisë në hartën e vendeve me zgjedhje problematike dhe për pasojat e rënda që kjo ka për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”, shkruan Basha.
Sigal