Basha: S’reflektohet, duan t’u marrin qytetarëve 460 mln dollarë më tepër

418
Sigal

KUKËS – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët, duke u ndalur së fundmi me banorët e Kukësit, një pjesë e të cilëve janë ankuar për papunësi,  rritje të çmimeve dhe ndërperjen e energjisë elektrike.

Ndërkohë që kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se Problemi është që në vend që të reflektojnë e të tërhiqen nga rruga e gabuar, duke parashikuar sipas tij që për vitin 2015 t’u marrin 460 milionë dollarë më shumë qytetarëve.

“Problemi është që në vend që të reflektojnë e të tërhiqen nga rruga e gabuar, po e çojnë zullumin edhe më tej. Do ta rrisin çmimin e energjisë kur s’kanë hapur asnjë vend pune. Taksat po i rrisin prapë për 2015-ën. 460 milion dollarë më shumë parashikojnë me u marr shqiptarëve.”- u shpreh Basha.

 “Kukësi është  diskriminuar,- thanë banorët ndërsa kanë shtuar se “liqeni që furnizon me energji elektrike gjithë Shqipërinë ka përmbytur tokat e tyre dhe qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë”.

Ndërkohë që mbyllja e filialit të Universitetit të Kukësit ka qenë një tjetër shqetësim i banorëve, të cilët thanë se nuk kanë mundësi t’i çojnë fëmijët në shkollë.