Basha sot me aleatët, përcakton strategjinë e protestave

516
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që sot në , ora 11:00, të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve. Sipas burimeve të informacionit të gazetës “Telegraf” pranë PD-së, në këtë mbledhje pritet të përcaktohet agjenda e protestave të opozitës. Ndërsa përflitet se 11 maji është data më e mundshme për protestën e radhës kombëtare të opozitës. Partia Demokratike do të diskutojë edhe me aleatët e tjerë në opozitës dhe të martën pritet edhe siglimi i marrëveshjes mes tyre.