Basha: S’kemi ndërmend të tërhiqemi nga rekomandimi 88

489
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit të PD ritheksoi edhe një herë qëndrimin e pandryshuar të Partisë Demokratike për zbatimin e plotë të rekomandimit nr. 88 të Komisionit ë Venecias, lidhur me konstituivin e katër institucioneve të sistemit të ri të drejtësisë.
Basha tha se PD nuk ka pasur asnjëherë ndonjë pretendim jashtë rekomandimit final të Komisionit të Venecias, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit dhe mazhorancës të heqë dorë nga akuzat, insinuatat dhe alibitë ndaj opozitës, por të ulet me opozitën për të zgjidhur përfundimisht të vetmen çështje tashmë që i ndan lidhur me reformën në drejtësi.
“Nuk kemi imponuar asnjë kërkesë jashtë rekomandimit të Venecias. Por nuk pranojmë një drejtësi ‘Venecia minus’, që do të jetë një drejtësi e kapur, siç e ka në mendje ai që pengon konsensusin. I bëj një thirrje kundërshtarëve tanë politikë se opozita nuk është tërhequr dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga rekomandimi i Venecias. Të ndalë luftën verbale dhe insinuatat ndaj opozitës. I bëj ftesë mazhoranës të mos kapet pas alibive. Asgjë nuk e zbeh detyrimin që ka për zbatimin e këtij rekomandimi”, tha Basha.
Sigal