Basha si ndahet Tahirit: Nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Fund qeverisë ilegjitime!

593
Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha i është rikthyer sërish takimit të tij në Fier, në kuadër të 27-vjetorit të themelit të PD-së.
Në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Basha nuk i ka ndaluar akuzat në drejtim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Sot me demokratët e Fierit kujtuam 27 vjetorin e themelimit të PD.
Shqiptarët nuk do të lejojnë që njerëz si Saimir Tahiri ti shpetojnë drejtesisë, ndërsa të rinj si Estref Halili të humbasin jetën në burg për një cigare hashash.
Të bashkuar e të vendosur do të ngrihemi në sheshet e protestës për ti dhënë fund kësaj qeverie ilegjitime, për të rritur ekonominë, punësimin e për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria.”, shkruan Basha në ‘FB’, ndërsa ka postuar edhe foto nga takimi sot në Fier.
Sigal