Basha: Shullazi e Habilajt, miqtë e kryeministrit

557
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me krimin. “Shiko kjo gropa ku ke rënë qenka pak si hinkë, sa herë ke dalë këtu zhytesh më thellë. E para e punës, ti i ke zgjedhur miqtë e tu, nuk jam unë miku yt. Miku yt është Shullazi, janë Habilajt, është Klement Balilaj etj, etj, disa i ke pasur këtu, nuk i ke më këtu me Armando, me Benin e me të gjithë. Ata janë miqtë e tu, disa të kanë ikur nga kjo sallë, ata janë miqtë e tu”, u shpreh Basha, duke iu referuar disa ish-deputetë socialistë të prekur nga ligji i dekriminalizimit. “Hajde të hetojmë pak për oligarkët rusë. Unë jam i hapur që të bëjmë një hetim parlamentar që ta çojmë më pas në Prokurori. Hajde të hetojmë pak dhe po gjete një cent apo një kontakt të Partisë Demokratike direkt apo indirekt me oligarkët rusë, por, asnjë, asnjë…”, nënvizoi Basha. Ai foli edhe për aferat e një ministri në lidhje me Rusinë. “Unë po të them që në qoftë se Prokuroria nuk do të ishte e kontrolluar nga ty, sot do të duhej të ishte hapur hetimi për një ministër tënd që krekoset aty, i cili ka nisur banditë në emër të Juremeksit dhe Rusisë një investitori shqiptaro-amerikan. Dhe unë i bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimin, se kjo është e poseduar edhe në Ambasadë Amerikane”, u shpreh kreu demokrat.
Sigal