Basha: Shqipëria do jetë pa krime, pa drogë, pa plehra vetëm pa Edi Ramën

410
Sigal

 




Deklaratë e kryetarit të
Partisë Demokratike, Lulzim Basha


Gazeta Telegraf/ Dje Edi Rama
nxori një zhgarravinë, duke thënë se po vendos rendin, se numri i vrasjeve është
ulur. Nderkohe që
 3 shtetas u vrane me arme, u tall me 3 jetë të humbura, si te ishin dele e jo njerez dhe u mburr me
ate qe eshte deshtimi i tij i madh. Sepse rendi nuk ekziston. Rend nuk ka. Ka
sundim te bandave, ka konflikt dhe vrasje me arme. Kete pasiguri ekstreme e ka
mbjellur ai në Shqiperi, me kanabizimin e vendit, me sprapsjen e ligjit, me
rreshtimin e tij dhe Tahirit në krah të kri
mit. 

Dita sot nis me dy të vrarë,
një në Shkodër dhe një në Korcë. Ndërkohë dje policia me urdhër të Ramës e
Tahirit i ka bërë rezistencë drejtësisë, duke penguar hetimin e duke mbrojtur
11 tonelata me drogë në Vlorë. Një bandit i qeverisë i del para prokurorit me
armë në dorë në Mat duke i prerë rrugën drejt parcelave me kanabis. 


Ky është shteti i Edi Ramës, nderkohe qe ai llomotit ne Kuvend per drejtesine.
Këtu ka përfunduar Shqipëria me Edi Ramen. Shqipëria do jetë pa krime, pa
drogë, pa plehra vetëm pa Edi Ramën.​