Basha s’heq dorë nga qeveria teknike: Vala popullore do rrëzojë Ramën

43
Kryetari i PD-së Lulzim Basha përcolli një mesazh për Edi Ramën nga çadra e ngritur para kryeministrisë prej 18 shkurtit: S’ka vetting pa zgjedhje të lira të ndershme. S’ka zgjedhje të lira pa qeveri teknike”

Paraditen e sotme Basha tha nuk ka bisedime por vetëm dialog për të përcaktuar largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Përndryshe, vala popullore do e rrëzojë

Basha: “Vendimi është. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Nuk ka bisedime, negociata ka vetëm dialog për të përcaktuar largimin tënd dhe ardhjen e një qeverie teknike që padyshim kërkon vullnet të gjerë politik. Nuk do të negociojmë futjen tonë në qeveri, do jemi opozita, derisa qytetarët me votën e lirë të vendosin kush do të jetë. Por harroje se do të bësh zgjedhje me ministrin tënd të Brendshëm që njihet botërisht si mbrojtës e garantues i krimit dhe drogës. Harroje se do bësh zgjedhje me zotërinë tënde që gdhihesh e ngrysesh me narkotrafikantë e kriminelë sa në zyrë e sa në hotel. Harroje se do kesh zgjedhje me kriminelët kryetarë bashkishë e kriminelët në parlament. Kjo republikë e vjetër do të shembet me çdo kusht e çdo çmim. Hapi i parë është qeveria teknike. 

Nëse do të dëgjosh zërin e qytetarëve duhet të kontribuosh një orë e më parë për ti lënë vendin qeverisë, përndryshe vala popullore do të rrethojë e rrëzojë. 

Thirri mendjes. Hape rrugën për qeveri teknike, ose populli do ta hapë me fuqinë e vullnetit të pathyeshëm.

Basha i bëri thirrje Ramës të lërë lojrat pasi askush nuk e beson se ai është i vendosur për zbatimin e vettingut dhe shtoi se nuk ka vetting pa zgjedhje të lira.

Basha: A ka shqiptar ta besoje se ti je i interesuar për vetting e reformë ne drejtesi kur ke ministra që e kanë vendin para drejtesise? Do ta bëjë vettingun si sytë e vet që Ilir Beqaj t’i shpëtojë drejtësisë dhe ministrat e korruptuar dhe të lidhur me krimin të livadhisin. Prandaj u fut sot në çadrën e shoqërisë civile e bërë njish me krimin e korrupsionin. S’ka vetting pa zgjedhje të lira të ndershme. S’ka zgjedhje të lira pa qeveri teknike