Basha sfidon Ramën: Sot dokumentet për skemën e vjedhjes së kryehajdutit

435
Sigal

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se do të publikojë ditën e sotme dokumentet që tregojnë se si Rilindja po vjedh qytetarët në ‘Unazën e re’. Me anë të një postimi në Twitter, Basha shkruan se do të publikojë dokumentet që tregojnë se çfarë fshihet në të vërtetë pas prishjes së shtëpive të 300 familjeve që jetojnë në zonën e Astirit. Basha: Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Sot me fakte e dokumente skema e hajdutërisë te ‘Unaza e Re’.