Basha: Sa të jem unë në krye të PD nuk do ketë fraksione. Kundërshtari i vetëm i kësaj partie është…

460
Kryesia e PD ka dalë me një vendim unanim që ka të bëjë me nisjen e një analize gjithëpërfshirëse që do të përfshijë çdo demokrat dhe çdo simpatizant të kësaj force politike. Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë që ka zgjatur 4 orë, Lulzim Basha tha para mediave se ky vendim synon ta kthejë PD në një parti më të fortë.
Ai theksoi se është i vendosur “ të bëjë të mundur që zëri i çdo anëtari të PD të dëgjohet”.
I pyetur nga gazetarët mbi fraksionet brenda PD, ai theksoi se për sa kohë ai do të drejtojë këtë force politike, nuk do të ketë ndasi brenda saj, por do të punohet për një qëllim të përbashkët.
Basha u shpreh se PD nuk ka kundërshtarë brenda vetes së saj, por kundërshtar të vetëm ka vetëm “një person që përfaqëson aleancën me krimin”.
Sigal