Basha rrëfen prapaskenat e tryezës së dialogut: Në çadër Rama të vijë me dorëheqjen në dorë

507
Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të mbrëmjes së djeshme të Edi Ramës, se opozita e ka shtyrë takimin. Duke folur në “çadrën e lirisë” në një bashkëbisedim me anëtarët e PAA-së, Basha është shprehur se Rama është i mirëpritur të vijë në çadër, por me dorëheqjen në xhep.

“Ndërsa në tryezën e dialogut të vijë si kryeministër” është shprehur Basha në fjalën e tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Mbrëmë nga ky shesh opozita e bashkuar çoi deri në fund premtimin para qytetarëve, vendimin historik për të mos u regjistruar në zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi.

Mbajtja e këtij premtimi është detyrim elementar i koalicionit opozitar përpara lëvizjes popullore kombëtare për zgjedhje të lira. Është hapi i pare drejt shkallmimit te fasadave qe mbajnë peng mirëqënien e shqiptarëve. Te parlamentit fasadë të njerëzve të zgjedhur për të përfaqësuar popullin, por përfaqësojnë vetëm interesat e një grushti oligarkësh dhe kriminelësh të veshur me pushtet. Kjo fasadë është rrëzuar nga bashkimi i paqtë demokratik i qytetarëve të vendosur për të mos jetuar më në këtë situatë.

Mashtrimet e kryeministrit, si ai se opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord për takim por opozita e ka shtyrë. Takimi mes mazhorancës dhe opozitës kërkon shumë më shumë se vetëm një vend dhe orë, kërkon një program. Dhe nuk mund të kishte një dakordësi për takimin sa kohe nuk ka dakordësi për çfarë do të diskutohet.

Por është i ftuar të vij me dorëheqjen në xhep edhe në çadër dhe ne do e presim paqësisht. Mund të vij edhe si kryeministër në dialog, nëse dialogu do të jetë për qeverinë teknike që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Mund të vijë si kryeministër në dialog dhe të dalë si kryeministër i dorëhequr. Ne do ti shkojmë deri në fund çdo standardi europian që garanton njëherë e mirë vullnetin e qytetarëve përmes zgjedhjeve parlamentare dhe lokale.
Duam dhe kërkojmë votimin dhe numërimin elektronik, si detyrë kryesore të qeverisë teknike për qytetaret në Republikën e Shqipërisë, si dhe për emigrantët kudo që jetojnë.
Sigal