Basha: Realitet i drogës dhe i krimit po theksohet nga Europa, Rama bën indiferentin

403
Sigal

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka vënë ultimatum  kryetarëve të degëve që brenda datës 15 janar të evidentojnë numrin real të papunësisë në të gjithë Shqipërinë.

Basha: Kërkoj nga ju të ndërmarrim një proces verfikimi, regjistrimi konkret të të papunëve, të pastrehëve, njerëzve me vështirësi ekonomike. Ky boxheti i këtij do jetë më jetë shkurtëri, buxheti im, buxheti i PD nuk do të shkojë për kolltuqe, palama fasada, por do të shkojë tek njerëzit në nevojë. Kërkoj nga ju që brenda 15 janarit degët tona, anëtarët tanë, simpatizantët tanë, këshilltarët tanë bashkiak, deputetet tanë të evidentojnë me saktësi në çdo rreth gjendjen reale të Shqipërisë, jo si statistikë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se Bota dhe Europa po jep alarmin për drogën dhe krimin në Shqipëri.

Basha: Droga po mbyt Shqipërinë, dhe kjo ndodh në bashkëpunim me policinë dhe qeveritarët. Krimi ka marrë shtetin dhe ekonomië, ky thotë fajin e ka opozita. Klientet e tij po plackitin shtetin.Shqipëria po zbrazet, ky thotë fajon e ka opozita. Bota dhe Europa në vecanti po i  bie këmbanave për drogën, krimin, korrupsionin dhe për përgjigja e tij është fajin e ka opozita.

Basha: Rama nuk reflekton për realitetin, jeton në luks

Basha: Lajmet e këtyre ditëve nuk janë të mirë. Realiteti i krimit, korrupsionit tashmë është kuptuar. Mediat dhe politikanët e Europës po flasin hapur dhe pa dorashka. Ky realitet që shqiptarët e përjetojnë cdo ditë tashmë po vë në rrezik integrimin e vendit. Është fakt që e dimë të gjithë, ka vetëm nje njeri që i fshihet këtij realiteti. Ky person është kryeministri Rama. Në vend që të reflektojë për gjendjen ku është zhytur Shqipëria ai ka zgjedhur të fshehë realitetin dhe të vazhdojë avazin e tij duke keqinformuar qytetarët me regji qëndrore.

Në Shqipëri janë përjetruar dy botë, realiteti ku jetojnë shqiptarët, ditë e natë dhe bota ku jeton Rama. Kjo e fundit është bota e luksit, e avionëve privatë, e ekspozitave të kushtueshme në botë, është bota e qejfit, udhëtimeve, është bota e indiferencës ndaj realitetit ku jeton pjesa tjetër.

Ky realitet ka përballë një njeri, Ramën, i cili ka humbur vullnetin, dëshirën dhe mundësinë për të parë këtë botë. Në zyrë i ka veshur muret me vizatimet e tij, krenohet me skicat e vizatimeve të tij në vend që të kishte në zyrë hallet e shqiptarëve dhe skicat e projekteve për të zgjidhur këto halle. Edhe kur del nga zyra merr me vete botën e tij të luksit. Edhe kur shkon në takim me qytetarët i merr karriget e rehatshme dhe të luksit. Në këtë botë ku përballet me hallet e njerëzve dhe i trajton hallet si gënjeshtra.

Në botën e tij fajin e ka dikush tjetër. Fajin nuk e ka Rama, por një ditë e ka populli, ditën tjetër e ka media dhe çdo ditë fajin e ka opozita, sepse për të opozita është armiku më i madh, më i madh se krimi dhe droga.