Basha reagon për sulmet në SHBA: I tronditur, shqiptarët përkrah miqve tanë amerikanë

471
Sigal

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në “Twitter” pas ngjarjeve në SHBA në El Paso dhe Ohio, ku humbën jetën mbi 29 persona nga dy sulme të dy personave të armatosur.

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit. Shqiptarët në të gjithë botën qëndrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre”, shkruan anglisht Lulzim Basha në Twitter.

Image