Basha reagon pas protestës: Do ta largojmë qeverisjen antikombëtare

458
Sigal

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se “do ta largojmë qeverisjen antipopullore dhe antikombëtare”.

Basha thekson se prioriteti numër një, “është që t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë”.

Postimi i plotë:

Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.

Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!

Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.