Basha: Rasti “Dako” dhe pse u dorëhoq shefi i SHISH-it

156
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ka prova të pakundërshtueshme që kanë kapur në flagrancë kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke bashkëpunuar me grupe kriminale. “Duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku u kërkon të blejnë dhe vjedhin votat”, thotë Basha. Sipas kreut demokrat, kryebashkiaku i Durrësit është kapur, jo vetëm nga shërbimet inteligjente, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë. “Shërbimet inteligjente dhe ato partnere kanë kapur gafil Dakon, që u ka premtuar tenderë kriminelëve me miliona euro për të blerë dhe vjedhur votën për Partinë Socialiste”, deklaroi ai. Basha thotë se kjo është edhe arsyeja e largimit të prokurorit që po hetonte çështjen, por edhe të vetë ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Likës.