Basha-Ramës: Kur gishti tregon hënën, torillaku tregon gishtin

453
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Kryeministrit Edi Rama, pas apelit që partia më e madhe e opozitës, i drejtoi Qeverisë për të zbritur në terren dhe për të marrë masat në lidhje me përmbytjet. “Kërkuam mobilizimin e qeverisë për ti ardhur në ndihmë të përmbyturve në Vlorë, Fier dhe zonën e Jugut ku qindra familje janë në mëshirën e fatit dhe përmbytja ka shkaktuar viktimën e parë. Reagimi i kryeministrit ishte sulm dhe tallje ndaj opozitës. Ky është reagim i një të papërgjegjshmi që nuk ja ndjen për njerëzit por vetëm për lojën e vet. Lëri lojërat por nis forcat dhe mjetet në ndihmë të të përmbyturve. Sa për politikën, sapo doli ministri i Bujqësisë dhe ju deklaroi shqiptarëve se hidrovoret kanë 24 orë që nuk pompojnë sepse ju është prerë energjia. Kur gishti tregon henën tarallaku tregon gishtin”, tha Basha. 
Sigal