Basha-Ramës: Çfarë do të bësh me 400 ton drogë në Lezhë?

467
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga çadra e opozitës se përveç 100 ton drogë që ndodhet në Manzë, edhe 400 ton drogë ndodhen në Lezhë, për të cilat Basha tha se nuk i prek dot.

Basha: Nuk është momenti të hiqesh si palaço që bën për të qeshur botën. Bota nuk qesh me ne, bota është e shqetësuar me. Si ndryshe do të mundte krimi i organizuar të ndërtonte dhjetëra pista avionësh ku nisen avionët me drogës drejt Italisë?

Në një vend që ka sistemin më të mirë të radarëve në Ballkan, natë për natë skafe me drogë shkojnë drejt Italisë. Shqipëria ka humbur kontrollin e kufijve. Kur italianët identifikuan pesëfishimin e drogës vitin e kaluar u fshehën se kishin shkatërruar 2 milionë rrënjë kanabis. Ky u i ke? Nxirri procesverbalet. Drogën e ke korrur dhe e ke futur në hambaret e krimit të organizuar bashkë me krimin e organizuar si Perlat Qullhaj që më përgjigjej dje, i cili duhet të ishte në burg.

Çfarë do të bësh me magazinën e Manzës? Çfarë do të bësh me 400 ton në Lezhë? E di gjithë Lezha, e di ministri i Brendshëm. E di ti, por nuk e prek dot. Kjo është arsyeja e vërtetë sepse nuk pranon dhe t’i hapësh rrugë një qeverie teknike që garanton luftën kundër drogës.
Sigal