Basha: Rama-Veliaj po dënojnë qytetarët për keqqeverisjen

505
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas propozimit të Bashkisë së Tiranës për të rritur me 44% çmimin e ujit të pijshëm. Përmes një postimi në Facebook, Basha e konsideron këtë gjë si një veprim kriminal ndaj qytetarëve, të ndërmarrë nga Rama dhe Veliaj, të cilët sipas tij po iu faturojnë qytetarëve koston e keqqeverisjes.

“Rritja e çmimit të ujit të pishëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull. Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverisjes së tij. Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtij vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt”, shkruan Basha.
Sigal