Basha: Rama ti përgjigjet ftesës timë, Byroja e Hetimit nesër të futet në rend dite

201
Kreu i opozitës Lulzim Basha u ndal sot në disa çështje kryesore, si reforma në drejtësi, Byroja e Hetimit apo edhe problemet në shëndetësi.
Në mbledhjen e grupit të PD, Basha i kërkoi Ramës që ti përgjigjet ftesës publike për tu ulur bashkë dhe për të miratuar reformën në drejtësi ashtu siç bënë me dekriminalizimin.
Basha: A është reforma në drejtësi një prioritet për Edi Ramën? Unë e kam përgjigjen. I kërkoj Ramës të lërë mënjanë nazet, propagandën që e ka bërë zakon ta fusë ku faktet nuk ecin më. I them ti kthejë përgjigje ftesës time publike për tu ulur dhe për ti dhënë vendit reformën në drejtësi. Kemi sot një dokument ku mund të bazohemi. Kemi qëndrime të qartë ku duhet të reformohet drejtësia.
Loja me ekspertë ishte përpjekej mjerane e Ramës për ti ikur reformës në drejtësi. Loja me ekspertë mbaroi, e dinë të gjithë ku ka mbetur sharra në gozhdë, Rama është gozhda. Askush nuk është më i interesuar për refomën në drejtësi sesa opozita. Krimi dhe korrupsioni nuk luftohen me një drejtësi të kapur.
Rama të përgjigjet drejt pa spërdredhje, nëse është i interesuar ti përgjigjet ftesës time. Të kryejmë një proces siç bëmë me dekriminalizimin.
Opozita e do reformën, është gati të bëjë gjithçka për reformën dhe të ulemi dhe ti japim shqiptarëve një drejtësi të reformuar, përndryshe nëse dështon përgjegjësia do të jetë për kryeministrin.
Byroja e hetimit nesër të futet në rendin e ditës
Basha: Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të futet në rendin e ditës ditën e enjte. Nuk ka mbetur gjë tjetër për tu rakorduar. Taksapaguesit amerikanë përmes ndërhyjres së ambasadorit Donald Lu dhe qeverisa amerikane kanë vënë në dispozicion miliona dollarë për të trajtuar prokurorët të luftuar korrupsinin. Po për këtë për cfarë presim? Pse nuk e bëjmë.
Autorizoj kreun e grupit që nesër në seancë plenare ti kërkojë Kuvendit të futet me procedurë të përshpejtuar ligjin kombëtar të hetimit.
Shëndetësia udhëheq rënien e besimit
Basha: Shëndetësia është pasqyra autentike e Ramës ku tregohen veset më të kqija. Të tillë e bënë shëndetësinë dyshja Rama-Beqaj. Është ë vështirë të gjesh sot një mjek që të mos ndihet keq kur sheh se shëndetësia është e sëmura e madhe. Shëndetësia udhëheq rënien e besimit të qytetarit te kjo qeveri.
Prokuroria të nisë hetimet për denoncimet
Basha: I kërkojmë Prokurorisë të nisë hetimët për koncesionet, aferat në shëndetësi, energjitikë, rend, të denoncuara nga KLSH. Denoncimet e KLSH janë aty, denoncimet e opozitës janë aty dhe do të jenë aty. Ne nuk tërhiqeim as nga beteja politke as nga beteja ligjore.