Basha: Rama siguron pasuri dhe luks për vete, papunësi, varfëri dhe pasiguri për njerëzit

87

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë Rama. Në një postim në facebook, Basha thotë se Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit.

Basha shprehet se Rama miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar babëzinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë.

Me ta ai vjedh të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, me ta vjedh pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bregdeti, lumenjtë pyjet dhe trojet publike e private”.

Përmes një videoje ai denoncon rekordet e vjedhjeve të Ramës në këto gjashtë muaj.